14.1 C
Pristina
Saturday, October 1, 2022
- Advertisement -

E çuditshme: Një re që i përngjan Mbretëreshës shfaqet në qiell pak orë pas vdekjes së saj

Një qytetare e Britanisë së Madhe ka publikuar një imazh të një formacioni resh që i ngjan Mbretëreshës Elizabeth një orë pasi monarkja ndërroi jetë, shkruan Daily Mail.

Leanne Bethell, me banim në Telford në Midlands perëndimor të Anglisë, shpërndau foton në Facebook, duke theksuar se reja dukej jashtëzakonisht e ngjashme me mbretëreshën që mbante kapelën e saj.

- Advertisement -

‘Duke shkuar në shtëpi fillova të bërtas “Zot i madh!” Më kapi paniku. Vura re formën e veçantë të reve”, shkruan Bethell në Facebook.

Britanikët komentuan mbi formimin e reve me formë të çuditshme në rrjetet sociale:

“Ti e sheh vetëm nëse e kërkon. Ndoshta është një shenjë ose mbase thjesht kërkojmë një shenjë nga lart, kush e di”, ka shkruar dikush.

- Advertisement -

“Gjithçka që di është se kjo zonjë na ka kushtuar jetën e saj me respektin më të madh. U prehsh në paqe Mbretëresha Elizabeth II”, komentoi një tjetër.

Një ylber i dyfishtë u shfaq gjithashtu mbi Pallatin Buckingham së bashku me një tjetër ylber në Kështjellën Windsor këtë pasdite, teksa shumë njerëz thanë se Mbretëresha “dërgoi një shenjë” dhe se “me të vërtetë na la”.

Një përdorues i Twitter-it tha: “Ylberi në Kështjellën Windsor më bëri të qaj. Mbretëresha na dërgoi një shenjë.’

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -