8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Dyshime për bombë në Spitalin e Pejës

Pacientët në Spitalin Rajonal të Pejës janë alarmuar, pasi dyshohet se në objekt është vendosur një BOMBE.

Burime të Indeksonline thonë se një nga pacientët ka vendosur bombë në shkallat e spitalit.

- Advertisement -

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është bllokuar hyrja për në Emergjencë të Spitalit.

Burimet e para thanë se dyshohet se B0MBA u vendos në shkallët e spitalit.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin.

- Advertisement -

Ai tha se ekipi i deminimit është duke shkuar në vend të ngjarjes.

Sipas Gashit, bombën e gjetën mjekët në trupin e një pacienti, gjatë ekzaminimit të tij.

“Rreth orës 12:40 minuta, Policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë, stafi mjekësor, gjatë kontrollit te një pacient, ka gjetur në gjep të jaknës një mjet shpërthyes. Policia ka dalur në vend të ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes. Janë larguar stafi dhe pacientët nga aty. Pritet të dalë njësiti deminues në Spital” deklaroi Gashi.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -