7.8 C
Pristina
19 Tetor, 2021 - 04:18

Dy rusë dhe një bjellorus tentojnë të hyjnë në veri, kishin pajisje të dyshimta

Informacionet e fundit flasin për tentimin e hyrjes së agjentëve rusë në veri, sot në orët e pasditës.

Në emisionin “Debat Plus” sonte u tha se dy rusë dhe një bjellorus sot në orët e pasditës janë ndaluar nga organët e sigurisë së Kosovës duke tentuar të hyjnë në Jarinjë.

Sipas informacioneve, ata kanë qenë të pajisur me çanta të dyshimta dhe me vete kanë pasur pajisje të dyshimta kibernetike.

Emrat e tyre janë Oleg Derkag, Sejgiu Belos dhe Denis bollashkov,

Belos ishte kapur vitin e kaluar në Shqipëri, në portin e Pasha Limanit. Ai më pas ishte detyruar që të largohet nga Shqipëria si person i dyshimtë, pasi që ishte prezantuar si gazetar.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese