29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Dy peshkaqenë të mëdhenj i ofrohen pIazhit, fëmija bërtet: Mami, diI nga deti!

Një video e një incidenti në një plazh në shtetin e Florida ishte xhiruar ku shihen dy peshkaqenë në breg duke u kacafytur dhe një fëmijë tek i thërret me dëshpërim nënës së vet.

- Advertisement -

Peshkaqenët në bregdetin juglindor të SHBA’së nuk janë ndonjë risi por janë shtuar rastet e tyre në cekëtinat e plazheve duke shqetësuar pushuesit.


Javën e kaluar janë njoftuar për dy raste të kafshimit nga ta në Jacksonville në shtetin e Florida, ku edhe doli video këtyre grabitqarëve që këtë herë ia janë afruar goxha bregut. Këtë herë nuk  e pësoi askush megjithë panikun e fëmijës që sigurisht është dëshmi se dikush ishte në det.

Sipas ekspertëve peshkaqenët ia janë afruar bregut të Florida për shkak të motit më të nxehtë , dhe disa plazhe do të mbeten të mbyllura.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -