Një aksident tragjik ka ndodhur të shtunën mbrëma në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit.
Ky aksident është shkaktuar si pasojë e garave të veturave, ku kanë vdekur tre persona dhe tre të tjerë janë lënduar.
Dy prej viktimave dikur kishin qenë futbollistë të ekipit “KF Gjakova”, klub ky i cili edhe ka dal edhe me një reagim në Facebook.
Kryesia si dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave u kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.
“”Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë M.D dhe L.S. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit M. dhe L.”, thuhet në reagimin e KF Gjakovës./Reporteri.net