16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

‘Dy ministra do të turpërohen’, SBASHK dorëzon kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka ripërsëritur se greva nuk do të ndalet derisa qeveria t’ua bëjë një zgjidhje.

Gjatë vizitës së këshillit grevist të BSPK-së në shkollën “28 Nëntori”, ai tha se greva do të përfundojë dikur, por siç potencoi Jasharaj, dikush do të turpërohet.

- Advertisement -

Sipas tij, ata që do të turpërohen janë ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“I kemi kërkuar 100 euro si mesazh qeverisë që e kemi dorën e qeverisë që në këtë krizë po na ndihmon bile pak. Nuk është ky moment që na gëzon sepse më 1 shtator sa mirë do të tingëllonte zilja, por kemi ardh në pozicion kur s’kemi dialog, i kemi harxhuar të gjitha, kemi dërguar edhe ndërmjetësues të ndërhyjë. Nuk e kemi pas e as nuk e kemi mendjen kurrë të tradhtojmë zërin tuaj, të urojmë që qeveria të ulet. Ne do të vazhdojmë ku ka njeri me vullnet të mirë që do ta mundësojë të dialogojmë që të gjejmë zgjidhje. Por pa zgjidhje e pa kërcënime, e kanë të kotë sepse ne jemi në rrugën e Zotit, s’do të lëvizim asnjë milimetër”.

“Greva do të përfundojë kur thoni ju, kur qeveria t’i zgjidh kërkesat tona, greva s’do të përfundojë tinëz. Edhe grevat do të përfundojnë dikur, por dikush do të turpërohet. E ai që do të turpërohet më së shumti është ministri Hekuran Murati dhe ministrja Arbërie Nagavci, sepse ajo do të duhej të ishte zëri ynë. Nëse dorëzohemi tani, këta s’kanë me ditë me u ndal, do të bëjnë edhe veprime të tjera, por nëse tani qëndrojmë siç dimë ne do të jemi fitues”.

- Advertisement -

Jasharaj tutje njoftoi se e kanë përgatitur dhe dorëzuar në prokurori kallëzimin penal ndaj ministrit Muratit, për deklaratat se grevistët s’do të marrin paga.

“E ai kur të thirrin le t’i vendos letrat në tavolinë, se paska drejt ai thua se janë paratë e tij. Nuk e ka sjell ai këtë buxhet prej shtëpisë së vet. Buxheti është edhe i popullit dhe ndaja njerëzve që i shërbejnë popullit”, tha Jasharaj.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -