5.8 C
Pristina
22 Janar, 2021 - 10:09

Dy gra tentuan të vjedhin ushqim, polici bën gjestin e mrekullueshëm

Polici ua paguan ushqimin dy grave që u raportuan se kishin vjedhur
Një zyrtar policor në Massachusetts ka refuzuar të dënojë dy gra të akuzuara se tentuan të vjedhin ushqim për fëmijët e tyre, duke u blerë atyre një drekë Krishtlindjeje.

Polici Matt Lima ishte njoftuar më 20 dhjetor se në një dyqan, dy gra me dy fëmijë po fusnin në çantat e tyre ushqime pa i skanuar për pagesë, shkruan AP.

Dy gratë kishin thënë se kishin rënë në vështirësi ekonomike dhe se po përpiqeshin të sigurojnë një drekë për Krishtlindje për fëmijët e tyre.

Lima thotë se ishte kujtuar për fëmijët e tij dhe se kishte përdorur paratë për t’u blerë atyre 250 dollarë ushqime.

Të fundit

Të tjera nga rubrika