11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Dy bombarderë B 52 amerikanë do të fluturojnë në Ballkan

Dy Aeroplanë bomardues amerikanë B-52, do të fluturojnë mbi qiellin e disa vendeve të Ballkanit, të hënën, njoftojnë mediat serbe, duke u thirrur në një komunikatë të ambasadës amerikane.

Në raportimin ironik, thuhet se Serbia “do të kursehet’ nga këta aeroplanë.

- Advertisement -

Dy “ fortifikatat” fluturuese, aktualisht janë të stacionuara në bazën Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, të hënën do të bëjnë fluturime të ulëta mbi Evropën Juglindore.

Qëllimi i operacionit është që të tregohet përkushtimi amerikan ndaj aleatëve të NATO’s, që ndodhen në këtë pjesë të botës.

Këta aeroplanë kanë qenë bosht i aviacionit amerikan për më shumë se 60 vjet.

- Advertisement -

Janë të gjatë 48.5 metra me një shtrirje të krihëve 56.4 metra dhe të rëndë rreth 83 tonë. Ata mund të fluturojnë deri në 15 mijë metra lartësi, ndërsa ekuipazhi i tyre përbëhet nga 5 persona.

Sipas këtyren njoftimeve, aeroplanët do të fluturojnë mbi ndërtesën e Qeverisë në Shkup, Sheshin Skënderbe në Tiranë, bregdetin e Malit të Zi dhe mbi Dubrovnik.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -