22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Dy autobIinda të policisë nisen për të nxjerrë një ekip policor që gjendet pas barrikadave (VIDEO)

Dy autoblinda të policisë elitare janë nisur për të nxjerrë një ekip policor pas barrikadave, të cilët kanë rastisur të jenë matanë Zupçit, sipas burimeve jozyrtare të Klan Kosova.

Policia ka bIIokuar për qarkullim pikat në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të mjeteve të rënda që janë vendosur në mes të rrugës, në pakënaqësi të vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin nga nesër, do të nis zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serb.

VIDEO KËTU

Të fundit
Lajme të lidhura