6.9 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Dushan Janjiq: Vuçiq e ka pranuar njohjen e Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të ndodhë brenda këtij viti.

Analisti serb, Janjiq u shpreh për Euronews Albania se në thelb presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar njohjen, duke iu referuar kapitullit 4 të bisedimeve në procesin për anëtarësim në BE.

- Advertisement -

Sipas tij, me këtë veprim, Serbia mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në 10 vitet e ardhshme.

“Vuçiq, në thelb ka thënë po dhe kjo i përket kapitullit 4 të bisedimeve. Ai thotë se përmbajtja e dokumentit është sekrete, por në thelb, përfundimi i diskutimeve është njohja e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk do ta trajtojë më Kosovën duke thënë ‘Kosova dhe Metohia’, apo e ‘ashtuquajtura Republika e Kosovës’, por do të përdorë termin, Republika e Kosovës”.

- Advertisement -

“Arritja e marrëveshjes duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, para se të bëhet njohja. Është e vështirë, por mendoj, duke pasur parasysh realitetin, nëse njihet realiteti, unë nuk e pranoj që të ketë bllokime, por mund të arrihet për 1 vit. Duhet të hapen dyert e organizatave për anëtarësimin e Kosovës. Duhet anëtarësim në OKB. Vetëm kështu mund të vijë normalizimi i marrëdhënieve dhe Serbia të bëhet anëtare e BE-së në 10 vitet e ardhshme”, theksoi ai. /Euronews Albania

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -