fbpx
0.5 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Durrës- Shembet hoteli “Prestige Resort” i frekuentuar shumë nga kosovarët

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot hotelin gjashtë katësh të biznesmenit Irfan Hysenbelliu në zonën e Malit të Robit në Kavajë.

IKMT ka vendosur mbi 70 kilogram lëndë eksplozive në këmbët e investimit disa miliona lekësh, duke e shembur plotësisht në tokë. Kjo është goditja përfundimtare për këtë investim në bregdet, që vjen disa muaj pasi IKMT shkatërroi gjatë sezonit turistik pishinat e resortit.

- Advertisement -

Kreu i “Fokus Media Gropup”, Irfan Hysenbelliu e ka quajtur si një hakmarrje e Edi Ramës ndaj medias, por edhe personale ndaj tij. Ai tha se televizioni i tij ka denoncuar prej vitesh problematikat e shoqërisë shqiptare, së fundmi edhe emigrimin masiv, çka ka rënë ndesh me narrativën e qeverisë.

Inspektoriati njoftoi se kishte hapur 730 vrima në trupin e 7 katëshit dhe kishte shtruar 4,000 metra linear fitil, për të lidhur 70 kilogramët e eksplozivit dhe për këtë forcat e xhenios punuan me intensitet edhe netëve për të arritur objektivin e kërkuar.

“E njoh shumë mirë trurin e Ramës, e njoh prek kohësh. Kemi qëndruar shpesh së bashku, bëri një zgjedhje ekstreme, nuk është hakmarrje vetëm mediatike, por edhe personale. Fëmijët i shkollova në Londër dhe i ktheva këtu, për të treguar një shembull të mirë për zhvillimin e vendit. Ky veprim mua nuk do të thotë që më demoralizon, unë kam provuar edhe ’97 që humba të gjithë importin. Kryeministri ka treguar se nuk do ta zhvillojë këtë vend, e zhvillon me preferenca, me arkitektë të zgjedhur. I di shumë mirë veprimet e tij. Unë do të vazhdoj këtu, do të punoj këtu. Fëmijët e mi do të jenë këtu. Kanë marrë një vendim që duan të investojnë së bashku me mua. Edi Rama kur erdhi në pushtet bëri një luftë të paparë me mua. Çonte policinë te universiteti Luarasi, që sot është Universitet model”, u shpreh ndër të tjera Hysenbelliu.

VIDEO

- Advertisement -

Të fundit

Sipas draft-statutit, Asociacioni parashihet të ketë presidentin dhe kuvendin e vet si strukturë organizative

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë pas pak do të fillojë prezantimin e draft-statutit për “Asociacionin e Komunave në...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -