fbpx
0.5 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Duartrokitet Gërvalla në Londër përballë Daçiçit: “Pse flet ky njeri, ka qenë dora e djathtë e Millosheviçit”

- Advertisement -

Duhet Lexuar

“Daçiç është një nga arkitektët kryesorë të gjenocidit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”, ka thënë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvallla gjatë një Konferencë për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Luftëra e cila po mbahet në Londër, ku i pranishëm është edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiç.

Gërvalla i është drejtuar të pranishmëve në konferencë me pyetjen se “çfarë kuptimi ka që Daçiç të flet në një konferencë të këtillë”.

“Ai ka qenë dora e djathtë e Sllobodan Millosheviçit nga 1992 gjer më 2000”.

- Advertisement -

Të pranishmit e kanë mbështetur me një duartrokitje të madhe, raportoi e përditshmja serbe “Danas”.

Daçiç në këtë konferencë ka folur kundër dhunës seksuale në luftë, duke e quajtur “veçanërisht të dhimbshme dhe temë serioze, sepse është shkelje e të drejtave të njeriut”.

Gjatë luftës në Kosovë janë dhunuar mbi 20 mijë gra nga forcat okupuese ushtarake serbo-jugosllave.

- Advertisement -

Shkrimi i Gërvallës:

Në Konferencën kundër Dhunës Seksuale në Konflikt (PSVI), i ftuar në Londër edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë.
Ivica Daçiçi ne një panel me të mbijetuarën e dhunës seksuale të luftës në Ukrainë.
Prania e tij në sallë dhe në panel nxiti shqetësim tek viktimat e pranishme dhe regime të ashpra të pjesëmarrësve të konferencës.
Viktimat kanë nevojë për drejtësi, jo për ballafaqim me krimin.

- Advertisement -

Të fundit

“Çartet” komandant Sulstarova: Kroatët e ndalën Asociacionin me luftë

Enis Sulstarova, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka dashur t’ua rikujtojë qytetarëve të Kosovës se “Kroacia me Iuftë...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -