2.6C
Pristina
2 Mars, 2021 - 23:29

Dua Lipa uron Kosovën me mesazh emocionues

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe famë botërore, Dua Lipa, megjithëse jeton mijëra kilometra larg, asnjëherë nuk harron ta urojë vendlindjen dhe popullin e saj në festat e veçanta.

Kështu ndodhi edhe në mëngjesin e sotëm, kur Dua e postoi një mesazh të veçantë në Instagramin e saj, me rastin e pavarësisë së Kosovës.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!!! XKXKXKXK 13 VJET!! Nuk do ta harrojë kurrë momentin kur e shikoja këtë ngjarje në TV, derisa isha duke jetuar në Prishtinë.

Shumë emocione nga energjia e qytetit tim.

Kujtim i paharruar… Jam krenare ta shoh sa larg kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë në të ardhmen”, ka shkruar Dua në urimin e saj.

Të fundit

Të tjera nga rubrika