16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Droni Bayraktar dhuron spektakëI duke shkatërruar artiIerinë ruse

Droni turk Bayraktar, i cili u ble nga Lituania për Ukrainën, ka kryer aksionet e para kundër forcave ruse.

- Advertisement -

Droni tashmë është përdorur për zbulim dhe së fundmi ka arritur të shkatërrojë dy ekuipazhe artiIerie të ushtrisë ruse.

Video u publikua në Twitter nga gazetari Iituanez, Andrius Tapinas, i cili ishte mbledhësi i fondeve për blerjen e “Bayraktar TB2” që i dedikohej forcave të armatosura ukrainase.

“Vrasja e parë nga lituani Bayraktar Vanagas!!! Konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës”, ka shkruar gazetari në Twitter.

- Advertisement -

Kujtojmë se lituanezët ishin në gjendje të mblidhnin më shumë se pesë milionë euro brenda pak ditësh për të blerë një dron turk, por Baykar vendosi ta dhuronte dronin.

UAV mbërriti në Lituani më 4 korrik, ku u emërua Vaganas. Katër ditë më vonë, Bayraktar TB2 zbarkoi në Ukrainë. /Telegrafi

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -