13.1C
Pristina
3 Mars, 2021 - 18:55

Driton Selmanaj heq fotografinë me slloganin e LDK’së

Ish-kandidati për deputet të LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar për herë të parë pas humbjes së subjektit të tij politik në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Selmanaj ka bërë një lajmërim modest duke ndërruar fotografinë e tij në Facebook. Rrjedhimisht ka hequr fotografinë në të cilën kishte edhe sloganin e LDK-së.

E ndonjë fjalë për humbjen e subjektit politik të cilit Selmanaj i takon, ky i fundit nuk e ka bërë.

Ndryshe, LDK pësoi fiasko në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke marrë jo më shumë se 103 mijë vota dhe duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika