5.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Drenicasi e bën për spital bashkëshorten e tij, vet përfundon në pranga

- Advertisement -

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

- Advertisement -

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga fshati Llapushnik i Drenasit, pasi një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se 38-vjeçarja fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, për shkak se i shoqi dyshohet se i shkaktoi lëndime duke e goditur me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit.

- Advertisement -

Pas marrjes së tretmanit mjekësor, ajo ka dhënë dëshminë e saj në stacion policor dhe më pas është dërguar në strehimore.

Ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje si i dyshuar për ‘Dhunë në familje’.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -