17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Drecun: Nëse Kosova e zbaton marrëveshjen për energjinë atëherë përfiton populli serb

Milovan Drecun, kryetari i të ashtuquajturit “Komision për Kosovën”, në Serbi, ka thënë të martën se nëse “Kosova e zbaton marrëveshjen për energjinë atëherë nga kjo do të përfitojnë serbët”.

Sipas tij “në radhë të parë përfiton populli serb”, transmeton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar më 21 qershor në Bruksel, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), do të licencojë një kompani me emrin “Elektroserver” për të mbledhur faturat e energjisë elektrike të serbëve të Veriut.

Energjia në Veriun e Kosovës ka qenë vazhdimisht problem, pasi janë kritikuar qeveritë e pasluftës për pagimin e rrymës për serbet në veri.

Marrëveshja pos në Prishtinë e Beograd është përshëndetur edhe nga Tirana dhe Brukseli.

Të fundit
Lajme të lidhura