8.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Dosja e Prokurorisë: Zbulohet se si pronari i ‘Euro Abi’ dyshohet se shfrytëzoi biznesin e tij për të dhënë para me fajde

- Advertisement -

Orët e hershme të mëngjesit së të enjtes, Policia e Kosovës, Departamenti i Krimeve të Rënda në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe me urdhër të Gjykatës ka kryer bastisje në dhjetë biznese në regjionin e Prishtinës, Ferizaj, Vushtrri e Lipjan. Ky aksion policor rezultoi me arrestimin e 14 personave, disa prej të cilëve pronarë të auto salloneve e kompanive të tjera, të dyshuar për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij operacioni, u konfiskuan mbi 20 vetura, rreth 84 mijë euro, armë e prova të tjera, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Gazeta Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive nga kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve, ku kërkohet paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndërmarrja tregtare ‘Euro Abi’ që funksionon në tri njësi, dy prej tyre në magjistralen Prishtinë – Ferizaj dhe një në Graçanicë, ishte cak i bastisjes nga shteti. Si pasojë, në prangat e Policisë ka rënë pronari i kompanisë, Shefik Rexhepi (tash Zeqiri).

- Advertisement -

Rexhepi po dyshohet për veprën penale ‘Fajde’, pasi sipas Prokurorisë, nga fillimi i vitit 2020, ai bashkë me të dyshuarin tjetër, Gëzim Sinani kanë kontraktuar shumë joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër.

I dëmtuari Xh.Sh., për shkak të gjendjes së vështirë financiare dhe në pamundësi për të marrë kredi në bankat komerciale, është detyruar të kërkojë para nga Gëzim Sinani.

“Ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2020 i pandehuri Shefik si pronar i ndërmarrjes tregtare ‘Euro Ab’, në bashkëkryerje me të pandehurin Gëzim Sinani, kanë kontraktuar shumë joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuuari Xhevdet Shala, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19 si dhe pamundësisë që të marrë kredi në bankat komerciale, është detyruar të kërkojë para nga Gëzim Sinani i cili paratë i kishte siguruar nga i pandehur në atë mënyrë që ka kontraktuar armaturë në vlerë rreth 500 mijë euro me fajde nga 2 mijë euro për kamion dhe 10 centë më shtrenjtë për kilogram të armaturës të cilën e kanë shitur te personat e tretë, kurse paratë i ka marrë i dëmtuari Xhevdet Shala për t’i paguar fajdet ndaj personave të tretë, kështu që borxhi i tij ka arritur mbi një milion euro, kështu që për t’i paguar borxhin dhe fajdet për të pandehurin Shefik Rexhepi, është detyruar të marrë kredi në bankë të cilat para pastaj janë transferuar në llogarinë e ndërmarrjes për prodhimin e betonit ‘Ima shpk’ e cila është pronë faktike e të pandehurit Gëzim Sinani në këtë mënyre i pandehuri ka pësuar dëm pasuror në vlerë rreth 500 mijë euro”, thuhet në kërkesën për paraburgim të cilën e ka parë Sinjali.

- Advertisement -

Pos kësaj, Rexhepi në bashkëkryerje me biznesmenin tjetër që u arrestua për fajde, Bashkim Osmani – pronar i kompanisë ‘Dona Laberion’ në Podujevë, dyshohet se kanë dhënë 980 mijë euro me fajde.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, pas kësaj, është kontraktuar një shumë e parave në vlerë të 98 mijë eurove, të cilën i dëmtuari ishte i obliguar ta paguante çdo muaj si fajde.

Kush janë të arrestuarit e tjerë?

image 19
Listën me emrat e personave të arrestuar, nën dyshimin se kanë kryer tri vepra penale, Sinjali e ka publikuar ekskluzivisht ditën e aksionit.

Gazeta Sinjali në vijim do të publikojë edhe detaje tjera nga kërkesa e Prokurorisë për të arrestuarit gjatë aksionit policor që rrodhi nga hetimet e rastit ‘Brezovica’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -