9.1 C
Pristina
Tuesday, October 4, 2022
- Advertisement -

Dorëzohet iniciativa në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Gjukanoviq

Deputetët e shumicës parlamentare të dalë nga zgjedhjet në Mal të Zi, përfshirë partitë pro-serbe Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik, si dhe partinë liberale Lëvizja Qytetare URA, kanë nënshkruar propozimin për fillimin e mocionit për shkarkimin e Presidentit të Malit të Zi.

Iniciativa i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq, raporton gazeta malazeze “Vijesti”.

- Advertisement -

“Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95, paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi sepse nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin e formimit të Qeverisë”, thuhet në dokument.

Siç thuhet, shumica parlamentare thekson se Gjukanoviq nuk e ka ftuar në konsultim as Miodrag Lekiqin, i cili me marrëveshje të shumicës parlamentare ka marrë mbështetjen e 41 deputetëve për të qenë mandatar për formimin e qeverisë së re dhe si kryetar i Partisë Demos, është përfaqësuesi i saj, çka është shkelje e qartë e aktit më të lartë juridik.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -