13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Dorëzohen mediat propaganduese të Putinit, ushtrinë ukrainase e quajnë “arrë të fortë”

Edhe mediat propaganduese të Putinit dorëzohen, dikur i përqeshnin – ndërsa pas kundërofensivës ushtrinë ukrainase po e quajnë “arrë të fortë”

Fushata propaganduese ruse ka filluar të bie që kurrë është rritur kundërofensiva ukrainase.

- Advertisement -

Kryepropaganduesi i Kremlinit, ka ndryshuar retorikën dhe tani ushtrinë ukrainase po e quajnë arrë të fortë”, të armatosur me armët më të mira perëndimore, derisa kohë më parë vazhdimisht i përqeshnin, transmeton Telegrafi.

Për këtë më së miri dëshmojnë skenat e televizioneve ruse që financohen nga Kremlini. Propagandisti kryesor i Vladimir Putinit, Vladimir Solovjov, është shfaqur në emisionin Full Contact në një gjendje të rëndë fizike, me mavojisje në fytyrë.

“Jam i brengosur. Natyrisht se duam që djemtë tanë të thyejnë palën tjetër dhe të avancojnë, por jeta nuk funksionon ashtu”, tha Solovjov derisa tingëllonte si vajtues dhe i dorëzuar.

- Advertisement -

Mihail Onufrienko, ekspert ushtarak dhe mysafir i shpeshtë në emisionin e Solovjovit, më nuk po e përmend “operacionin e veçantë ushtarak”.

“Është një Iuftë e vështirë, Iuftë e madhe, bota nuk ka parë Iuftë të përmasave të tilla që nga Lufta e Dytë Botërore. Me sa duket nuk kemi mjaftueshëm trupa që t’i ndalim”, është ankuar Onufrienko.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -