12.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

“Dorëzohen” komunat para Hekuran Muratit – I dërgojnë listat e pagave, nuk ka rroga për grevistët

Listat e pagavë të punëntorëve të komunave tashmë janë të deponuar në Thesarin e Kosovës, gjëgjësisht në ministrinë e Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati, raporton Gazeta Blic.Kërkesa nga Thesari në adresë të komunave të Kosovës ishte bërë në muajin gusht, por që komunat ishin arsyetuar se për shkak të afatit kohor nuk kanë mundur të dorëzohen listat e përditësuara në Thesar.

- Advertisement -

Kërkesa e ministrisë së Finacave ishte bërë për të parë se kush është në grevë në mënyrë që për aq ditë sa vazhdon greva qoftë në administratë qoftë në arsim, ata të mos paguhen nga buxheti i shtetit.Përvec kësaj ministri i Financave Hekuran Murati ka “kërcënuar” komunat me audutimit të veçantë nëse nuk përfillen kërkesat e institucioneve të Kosovës, saktësisht ajo e Financave.

Lajmin për dorëzimin e listave të Pagave e ka bërë të ditur për Gazeta Blic Sazan Ibrahimi drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Listat e pagave tashmë janë dorëzuar nga ana e komunave sepse një praktikë e tillë është obligim ligjor”, ka thënë Ibrahimi për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Dje gjatë një paraqitje për media minsitri Hekuran Murati ministër i Financave i bëri thirrje sërish komunave të Kosovës që t`i dorëzojnë listat e atyre që janë në grevë dhe për këtë ka thënë se afati ka qenë 10 shtatori.

Ai dje nuk kishte një konfirmim për mediat nëse listat janë dorëzuar, por ka thënë se ky është obligim ligjore.I pyetur nëse do të ndalin pagat ëpr punërorët që janë në grevë tash e gati 3 javë ai ka thënë se Qeveria por edhe minsitria që drejton do të veprojnë bazuar në ligjet në fuqi.

“Ne cka kemi thënë është se ligji për grevat e parasheh që momentin kur ka grevë pezullohen marrëdhinet punë marrës punë dhënës . Listat e pagave komunat nuk i kanë dorëzaur për muajin gusht me arsytimin se janë “vonë’ me përditësimin e të dhënave, por presim që këtë ta bëjnë këtë muaj. Do ta shohim sepse afati ishte 10 shtatori por po presim edhe sot se ka afat. Ndalja e pagave për grevistët nuk është vendim i Qeverisë e as i imi e as dëshirë, por kështu e parasheh ligji kur ka greva” kishte deklaruar të martën ai ndër të tjera.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -