5.8 C
Pristina
E martë, 29 Nëntor, 2022
- Advertisement -

“Dorëheqja e Smith tregon se aktakuzat janë ngritur pa fakte, duhet të bëhen hetime për zyrën e prokurorit”

Avokati Skender Musa, ka komentuar dorëheqjen e papritur të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale në Hagë, Jack Smith, duke thënë se dorëheqja e prokurorit tregon se në këtë zyre ka probleme me çështjen e aktakuzave të pa bazuara në prova materiale, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Avokati Skender Musa tha se kjo dorëheqje vije si rezultat i problemeve që ka brenda kësaj gjykate si në aspektin e provave ashtu edhe në at se a janë këto fakte në kundërshtim me legjislacionin ndërkombëtarë.

“Dorëheqja e Jack Smith mendoj se nuk e pengon procesin e zyrës së prokurorit special mirëpo procesi i dorëheqjes së tij tregon se në këtë zyre ka probleme me çështjen e aktakuzave të pa bazuara në prova materiale dhe personale të cilat në fakt janë edhe në kundërshtim me ligjet penale dhe konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me krime lufte”, tha ai.

Avokati rikujtoi se para Smith, kishte dhënë edhe një kryeprokuror tjetër dorëheqje, dhe për këtë “ikje të prokurorëve” ky i fundit thotë se në rast kur prokurorët vihen përballë një lënde ku akuzat nuk mund të mbrohen, atëherë duhet të tërhiqen nga akuza dhe jo të ikin.

- Advertisement -

“Vet fakti se dy kryeprokurorë largohen kemi të bëjmë me akuza të montuara të cilat nuk mund të mbrohen në gjykatë përballë të akuzuarve. Juristët në pozita të prokurorëve kur hasin në situata të akuzave të pa mbështetura në prova nuk duhet dhënë doreheqje por duhet të kenë guxim profesional dhe të tërhiqen nga akuza”, u shpreh ai.

Musa gjithashtu tha se këto “skandale” duhet të hetohen dhe nëse gjenden fakte edhe të përballen me drejtësinë penalisht, me faktin se qytetarë nga Kosova po akuzohen dhe gjykohen gjoja se kanë penguar drejtësinë, me vet fajin e kësaj të fundit.

“Skandalet në zyrën e prokurorit special që kanë ndodh deri tash nuk duhet të lihen me dorëheqje por duhet të hetohen në bazë të procedurave penale, dhe nëse ka prova të akuzohen, sepse qytetarët e Kosovës po akuzohen dhe po gjykohen për pengim drejtësie me faj të zyrtarëve të Zyrës së Prokurorit Special”, theksoi avokati.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -