-4.2 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 12:59

Dorëheqja e Gent Cakaj, analisti analizon situatën: Ky ishte i gjithë skenari i Edi Ramës

Gent Cakaj, ka dhënë dorëheqje sot nga posti i ministrit të jashtëm të Shqipërisë.

- Advertisement -

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

Pas dorëheqjes së tij pati reagime të shumta.

Lidhur me këtë, publicisti Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se dorëheqja e tij nuk përbën as lajm, pasi ai asnjëherë nuk u dekretua si ministër, post të cilin e kishte Rama.

“Dorëheqja e Gent Cakaj që ishte i ngarkuar të drejtonte Ministrinë e jashtme nuk përbën ngjarje as lajm, si atëherë kur u caktua në atë detyrë. Gent Cakaj nuk u dekretua asnjëherë si Ministër i jashtëm. Ministër i jashtëm ishte Edi Rama që është njëherësh edhe kryeministër”, është shprehur ai.

Rexhep Shahu

Sipas Shahut, kur Rama caktoi Cakajn dhe Shahinin mendoi të bëhej patriot dhe bashkues i kombit por ishte një shou i tij, duke shtuar se të dy nuk ishin përfaqësues të nivelit elitar, intelektual që ka Kosova dhe elita e saj për funksione të tilla.

“Edi Rama kur caktoi dy njerëz nga Kosova në qeverinë e Shqipërisë ndoshta mendoi se do të shpallej patrioti i patriotëve dhe bashkuesi i kombit. Ishte një shou i Edi Ramës. Pa nënvlerësuar aspak asnjërin nga dy ministrat, si Cakaj dhe Shahini, ata nuk ishin asnjëri përfaqësues të nivelit elitar, intelektual që ka Kosova dhe elita e saj për funksione të tilla. Ata të dy ishin zgjedhje konjukturale të Edi Ramës por jo figura përfaqësuese të Kosovës që mund të ndikojnë me autoritetin e tyre në qeverinë e Shqipërisë. Kjo kur kemi përvoja të mëhershme me përfaqësues shumë elitar nga Kosova në qeveri në Tiranë që nga Rexhep Mitrovica, Qazim Bllaca etj etj”, ka vlerësuar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

Madje, ai i quan storie gati humoristike deklarimet e Cakajt se u realizuan disa ëndrra si pranimi në BE, derisa shton se Cakaj mund të jetë shkencëtar, filozof, dijetar, por nuk besoj se ai mund të jetë udhëheqës i suksesshëm politik në Kosovë.

“Pra nuk shkaktoi asgjë dorëheqja apo shkarkimi me dorëheqje i Gent Cakajt. Ai thjeshtë po bën storie gati humoristike me deklarimet e veta kur thotë se janë bërë realitet ca ëndrra që vazhdojnë të jenë ëndrra të Shqipërisë, si pranimi në BE etj. Gent Cakaj mund të bëhet shkencëtar, filozof, dijetar, por nuk besoj se ai mund të jetë udhëheqës i suksesshëm politik në Kosovë”, ka deklaruar Shahu.

Të fundit

Të tjera nga rubrika