1.6C
Pristina
7 Mars, 2021 - 21:50

Donika Gërvalla: 15 orë pas nisjes së votimit nga mërgata, s’ka gjurmë të listës së votuesve dhe fletëvotimit

Nga sot 2 shkurt ka nisur periudha e votimit për votuesit nga jashtë dhe do të përfundoj më 12 shkurt.

Por kur kanë ikur 15 orë që kur ka nisur procesi i votimit për mërgatën, kanë nisur të paraqiten edhe problemet e para.

Është kandidatja për deputete, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ka bërë të ditur se askund nuk ka gjurmë të listës së votuesve dhe të fletëvotimit.

“Ka 15 orë që ka filluar afati i votimit për mërgatën dhe askund nuk ka gjurmë të listës së votuesve dhe të fletëvotimit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gërvalla më tej shton pyetjen nëse ka prokurorë në Kosovë?

“A ka në këtë vend prokurorë apo janë duke pritur interpretimin ‘e pavarur’ ligjor nga Haga?”, ka shkruar ajo.

Të fundit

Të tjera nga rubrika