3.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Dokumenti sekret që zbulon planin 10-vjeçar të Rusisë për të destabilizuar shtetin fqinjë

- Advertisement -

Një plan sekret i hartuar nga shërbimi rus i sigurisë, FSB, parashtron opsione të detajuara për të destabilizuar Moldavinë, duke përfshirë mbështetjen e grupeve pro-ruse, përdorimin e Kishës Ortodokse dhe kërcënimin për ndërprerjen e furnizimeve me gaz natyror, sipas CNN.

- Advertisement -

Dokumenti duket se është hartuar për të penguar animin e Moldavisë drejt Perëndimit, i cili përfshin marrëdhënie më të ngushta me NATO-n dhe aplikimin për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

Dokumenti i referohet rëndësisë së parandalimit të anëtarësimit të Moldavisë në NATO. Ai u mor dhe u zbulua fillimisht nga një konsorcium mediash, duke përfshirë VSquare dhe Frontstory, RISE Moldova, Expressen në Suedi, Dossier Center for Investigative Journalism dhe media të tjera.

- Advertisement -

CNN ka parë dokumentin e plotë, i cili duket se është shkruar në vitin 2021 nga Drejtoria e FSB-së për Bashkëpunimin Ndërkufitar. Titulli i tij është “Objektivat strategjikë të Federatës Ruse në Republikën e Moldavisë”.

Dokumenti përcakton një strategji 10-vjeçare për sjelljen e Moldavisë, një ish-republikë sovjetike e vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë, brenda sferës së ndikimit të Rusisë, raporton abcnews.al.

Plani përfshin varwsinw e Moldavisë nga importet e gazit rus dhe nxitjen e konfliktit social, si dhe përpjekjen për të bllokuar përpjekjet e Moldavisë për të fituar ndikim në rajonin separatist pro-rus të Transnistrisë, ku ndodhen rreth 1500 ushtarë rusë.

- Advertisement -

Rusia ka akuzuar Ukrainën se planifikon të pushtojë Transnistrinë, e cila kufizohet me Ukrainën jugperëndimore. Ministria ruse e mbrojtjes tha muajin e kaluar se ukrainasit po grumbullonin forca të blinduara në disa fshatra kufitare. Moldavia dhe Ukraina e kanë hedhur poshtë pretendimin.

I pyetur për dokumentin të enjten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Ne nuk dimë asgjë për ekzistencën e një plani të tillë.

Nuk e përjashtoj që ky të jetë një tjetër lajm i rremw. Rusia ka qenë dhe mbetet gjithmonë e hapur për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, reciprokisht të dobishme, duke përfshirë edhe Moldavinë.

Peskov shtoi: “Na vjen shumë keq që udhëheqësit aktualë të Moldavisë po përjeton paragjykime krejtësisht të pajustifikuara dhe të pabaza kundër Moskës”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -