11.2 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

DOKUMENTE | Kulmi që “fluturoi” ishte mbi zyrën superluksoze si “suitë hoteli” që po i bëhej gati Përparim Ramës

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, aktualisht e ka zyrën e punës në objektin e vjetër të komunës, aty ku e kanë pasur të gjithë kryetarët e mëparshem të kryeqytetit. Por, ai ishte duke u bërë gati të dilte në objektin e ri në lagjen “Arbëria”, aty ku është e vendosur edhe Drejtoria e Urbanizmit. Megjithatë, kulmi që ra nga ndërtesa e komunës së re, duke lënduar rëndë një 23-vjeçare, kryetarit Rama ia ka prishur planin e zhvendosjes në një afat të shkurtër, shkruan Demokracia.com.

- Advertisement -

Kontraktori i Komunës së Prishtinës bashkë me kulmin e objektit të ri të komunës që ‘fluturoi’ ditë më parë, ka rinovuar edhe katin e nënkulmit. Në një formë të penthaus-it, në katin nën çati ishte bërë gati edhe zyra e re e Kryetarit të Prishtinës.

Demokracia.com ka mësuar se kati i fundit ishte rinovuar, duke u vendosur i gjithë interieri për një zyre shumë luksoze, ku gjatë punës mund të pushohej dhe relaksohej i pari i Prishtinës. Aty janë rinovuar kuzhina, zyrat dhe banjot, me mundësi për të bërë edhe dush të ngrohtë gjatë orarit të punës.

- Advertisement -

Rama mësohet se kishte planifikuar që tri ditë të qëndronte në objektin e ri dhe dy në të vjetrin.

Mobiliet janë vendosur të reja dhe dyert e dritaret nga më të mirat. Nga gjendja në terren shihet se vetëm kulmi ishte bërë për ‘faqe të zezë’, duke u vendosur materiale nga më të dobëtat.

Demokracia.com ka mësuar se Rama kishte planifikuar të dilte në zyre të re së shpejti, por nga rrëzimi i kulmit ka pësuar lehtë tavani i zyrave dhe është thyer një xham, si dhe shtyrja e akomodimit të tij ka qenë e domosdoshme.

- Advertisement -

Lidhur më akomodimin, Zyra për Informim e Komunës së Prishtinës nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Në gjysmën e muajit korrik, Komuna e Prishtinës dhe kompania “NBT-ING” kishin nënshkruar kontratë për “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së re”. Çmimi i kontratës më të cilën u morën vesh kompania dhe komuna ka qenë fiks 386,096.29 euro. Demokracia.com ka parë dosjen e tenderit të kësaj kontrate dhe aty shihet se kompania kishte vendosur shumë më të lartë sesa çmimi që kishte vendosur kompania fituese. Fiks 700 mijë euro ka qenë çmimi që kishte vendosur Komuna e Prishtinës.

Në garë për tenderin kanë qenë 15 kompani, por komuna kishte shpërblyer kompaninë “NBT-ING”, e cila ishte dukshëm më larg me çmim sesa të tjerat.

Bazuar në “paramasën” që është publikuar në e-prokurim për këtë procedurë tenderuese shihet se aty pos rikonstruimit të kulmit, parashihej edhe renovimi dhe mobilimi ekskluziv i katit nën kulm, ku do të vendoset kabineti i kryetarit Përparim Rama.

Demokracia.com ka bërë disa raportime ekskluzive lidhur me rastin e rrëzimit të çatisë së objektit të komunës së re të Prishtinës. /Demokracia.com – M.B./

Një pjesë e paramasës së tenderit:

Tualetet

Kuzhina

Mobilet

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -