16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

DOKUMENT/ Vendoset ‘tavani’ për derivatet, me këtë çmim do të shitet nga sot

Tavani për çmimin e derivateve është vendosur përsëri nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Vendimi mbetet në fuqi 30 ditë.

Çmimet e derivatave në Kosovë do të përcaktohen sërish me një “tavan” që ka vendosë Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë. Këtë praktikë, ministria e kishte aplikuar fillimisht në fund të muajit qershor, pasi çmimi i naftës kishte arritur në gati 2 euro.

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka miratuar ditë më parë Udhëzimin e ri Administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë me karburante dhe derivate të tjera.

Udhëzimi për rregullimin e çmimit të naftës dhe karburanteve është miratuar nga të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.

- Advertisement -

Ky vendim,tashmë ka hyrë në fuqi. Nga dita e sotme derivatet do të shiten me çmimin e përcaktuar nga shteti.

“Marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes më shumicë është dy centë për litër. Çmimi maksimal i lejuar i shitjes më pakicë është 12 centë për një litër”, thuhet në vendim

- Advertisement -

Po ashtu është bërë me dije se subjektet për furnizim detyrohen që t’i vendosin çmimet dhe masat mbrojtëse.

Ministria ka treguar se ky vendim mbetet në fuqi për 30 ditë.

“ Rregullimi i çmimeve dhe masat e nenit 1 të këtij vendimi, mbeten në fuqi 30 ditë, nga data e hyrjes në fuqi”.

Shpjegime për këtë udhëzim ka dhënë ditë më parë edhe kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai sqaroi se do të ketë sërish tavan për çmimin e naftës, derisa paralajmëroi se do të caktohet tavan i çmimeve edhe për produktet elementare ushqimore.

“Sot kemi pasur edhe vendimin lidhur me çmimin tavan sa i përket naftës, por edhe marzhës së fitimit të tregtarëve me pakicë dhe me shumicë. Pra, edhe duam ta mbrojmë konsumatorin nga rritja e çmimit të naftës, por në të njëjtën kohë edhe ta ruajmë konkurrueshmërinë. E kemi edhe nismën legjislative për çmimet bazë që duhet të kenë tavan, sa i përket produkteve elementare ushqimore”, deklaroi Kurti.

Ekzekutivi më 24 qershor të këtij viti kishte miratuar një Udhëzim Administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës. Kurse, për çdo ditë, Ministria e Tregtisë dilte me vendim ku përcaktonte çmimin maksimal për shitjen e derivateve.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -