16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

DOKUMENT/ Jep dorëheqje kryeshefi i “Prishtina Parking” , Liridon Restelica

Kryeshefi i ndërmarrjes publike” Prishtina Parking”, Liridon Restelica të premten ka dhënë dorëheqje nga kjo ndërmarrje.

Sipas letrës së dorëheqjes, Restelica ka dhënë dorëheqje për siç ka thënë për “shkak të presioneve që ka pasur nga aksionarët e Kuvendit Komunal”.

- Advertisement -

Prishtina Parking, muajin e kaluar, ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 750 mijë euro për Shërbime në menaxhimin e parkingjeve.

Kjo shumë e madhe u kritikohet nga ekspertët dhe asamblistët.

Në maj të këtij viti, një tender i vlefshëm 1.5 milionë euro, i dhënë nga “Prishtina Parking”, ishte anuluar pas një raportimi të Paparacit, i cili zbuloi prapaskenat e procesit.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të ndërmarrjes në platformën e-prokurimi, tenderi i vlefshëm 1.5 milion euro të cilin e kishte fituar kompania e sigurimeve “Besa Security”, ishte anuluar për mungesën e një dokumenti.

Projekti do të bënte identifikimin e shkeljeve tjera të trafikut në udhëkryqet kryesore të Prishtinës dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave dhe trafikut në përgjithësi.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -