fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Do na përsëritet Rambuje! Serbia do ta pësojë nëse Vucic refuzon planin franko-gjerman, thonë disa analistë serbë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Sipas disa përfaqësuesve të shoqërisë civile serbe dhe ish diplomatëve serbë Serbinë e presin pasoja të rënda nëse refuzon planin franko-gjerman tani i adoptuar nga Bashkimi Europian në procesin e Dialogut Kosovë – Serbi, transmeton Gazeta Metro.

Nëse Serbia, gjegjësisht presidenti, Aleksandar Vucic, nuk e pranon planin tani evropian, i propozuar nga Franca dhe Gjermania për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të mbështetur nga SHBA’ja, disa analistë serbë vlerësojnë se kjo nuk do të kalojë pa pasoja të këqija për qytetarët e Serbisë, shkruan gazeta serbe Danas.

- Advertisement -

Srecko Djukic, një ish-diplomat serb, e sheh një mundësi si të dilet nga ky problem është që të ofrohet një plan tjetër që nuk përmban dispozitën e anëtarësimit në OKB, por është skeptik rreth kësaj.

“Njëri skenar, më i favorshmi, është që të ofrohet sa më parë një plan tjetër që nuk do të përmbajë dispozitën e kontestueshme për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Megjithatë, kjo është vërtet e pamundur sepse gjithçka që po bëhet po bëhet për legjitimimin e Kosovës këtë organizatë botërore dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare, pa njohje formale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thotë Djukic dhe shton se kjo ka pak gjasa. “Pa atë dispozitë, për të legjitimuar Kosovën në organizatën botërore dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare, pa njohje formale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte e përkohshme, e paplotë dhe nuk do të përfundonte puna dhe nuk do të rregullohej konflikti. Kjo do të thotë një spirale e re negociatash që do ta vazhdonte bashkësia ndërkombëtare. Për një gjë të tillë aktualisht nuk ka disponim tek ndërmjetësuesit kryesorë” thotë Djukic.

Ai shton se “në rast se negociatat dështojnë, padyshim se do të ishte sërish faji i Beogradit, nuk është bashkëpunues, historia nga Rambujeja po përsëritet, etj.”.

“Prishtina do të dilte ‘e pastër’. Ajo që do të pasonte do të ishte ajo që ndodh kur negociatat dështojnë – ndërprerja e tyre, ngrirja, ndërmjetësit i çojnë duart, pason një periudhë pritjeje dhe reflektimi. Dhe këtu është pyetja kryesore, çfarë do të bëjnë faktorët ndërkombëtarë kur karota nuk ndihmoi? A do të përdorin sanksione, politike, ekonomike, financiare, ndërprerje investimesh?” tha Djukic.

- Advertisement -

Përkatësisht, thekson ai, në duart e BE-së dhe SHBA-së janë “thika dhe torta” dhe ata do të duhet të rivlerësojnë se çfarë të bëjnë dhe me çfarë mjetesh të veprojnë, nëse nuk e kanë bërë këtë tashmë në Bruksel dhe Uashington.

“Dhe unë besoj se janë. Ata kanë të paktën edhe një plan rezervë që nuk do të jetë aq i favorshëm për ne sa oferta që është në tavolinë të cilën nuk duhet refuzuar aq lehtë. Ajo anashkalon vijat e kuqe të politikës serbe, dhe Beogradi do të duhej dhe besoj se mund të përfitonte nga kjo ofertë”, përfundon Djukic.

Presidenti serb Vucic kishte njoftuar vitin e kaluar se kishin dorëzuar vërejtjet dhe propozimet e tyre rreth planit por nuk ishte përfshirë ato më të rëndësishmet duke lënë të nënkuptohet se bëhej fjalë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

- Advertisement -

Goran Miletic, drejtor programit Civil Rights Defenders, tha për Danas se është e pamundur që Serbia ta refuzojë planin dhe gjithçka të mbetet e njëjtë, pa asnjë pasojë negative. Pavarësisht nga mendimet e ndryshme lidhur me sanksionet e mundshme, sigurisht që do të kishte pasoja nëse Serbia deri diku me vendosmëri e refuzon planin e ofruar shtoi ai.

“Prandaj është e pamundur që Serbia ta refuzojë planin dhe gjithçka të mbetet e njëjtë, pa asnjë pasojë negative. Se a do të jetë izolim politik apo ekonomik dhe deri në çfarë mase, nuk është diçka që mund ta dimë, por është mjaft e sigurt se do të kishte pasoja serioze negative nëse Kosova pranon (njëfarë forme) zgjidhjen e ofruar, e Serbia jo”, thotë Miletic.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në Vjenë tha se Kosova absolutisht e pranon planin franko-gjerman dhe se Serbia e refuzon.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në pyetjen se a e pranon atë plan, tha se Serbia nuk do të pajtohet me njohjen formale apo joformale të Kosovës, duke aluduar në kërkesën për të mos kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Një pikë ngecjeje në procesin e tanishëm të dialogut që nuk ka lëvizur përtej çështjeve të quajtura teknike, është zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që i kërkohet me ngulm Kosovës si nga SHBA dhe BE, duke e theksuar në secilin pajtim apo ujdi të zgjidhjeve në krizat e fundit si obligim i palës kosovare. Së fundi ishte zyrtari i lartë i departamentit të shtetit Amerikan, Derek Chollet, që e kërkoi gjatë vizitës së tij në Kosovë. Si lehtësuesi i dialogut BE’ja dhe përkrahësi SHBA’ja e kërkojnë që të zbatimin e Asociacionit në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se Asociacioni mund të diskutohet si pjesë e planit franko-gjerman e jo si parakusht siç e quan ai.

Presidenti serb Vucic dhe zyrtarët e tjerë serbë e kanë thënë qartë se pikërisht si parakusht për nisje të negocimit të planit franko-gjerman e kanë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -