11.8 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

“Do jetë si në vitin 1944”, ekonomisti ushtarak parashikon: Rusia do ta humbë Iuftën në tetor

- Advertisement -

Ekonomisti ushtarak Marcus Keupp, i cili është pjesë e Akademisë Ushtarake ETH të Zurichut, ka bërë një parashikim për përfundimin e Iuftës në Ukrainë.

Në një intervistë për “Neue Zurcher Zeituing” (NZZ), ai tha se beson se Rusia do ta humbasë Iuftën në tetor të këtij viti dhe tregon arsyet pse.

- Advertisement -

“Ukraina tani po përfundon trajnimin e ekipeve të Ukrainës për tanke në Gjermani e Poloni. Kjo do të thotë se mund të presim një kundërofenzivë ukrainase me tanke perëndimore nga mesi i prillit”.

“Ukraina ndoshta do të përparojë nga Zaporizhzhia nëpërmjet Melitopolit deri në bregun e Detit të Zi. Duke e bërë këtë, ata mund të rrethojnë njësitet ruse. Përveç kësaj, ata mund të vendosin edhe sisteme raketore Himar në bregun e Detit të Zi për të bombarduar bazat ushtarake në Krime e për të ndërprerë logjistikën ruse.”

- Advertisement -

“Do të jetë moment ku humbja e Rusisë bëhet e dukshme. Ky është parashikimi im. Prandaj thashë: Rusia do ta humbë luftën ushtarakisht në tetor. Situata ushtarake do të jetë e krahasueshme me vitin 1944, kur luftën evropiane e humbën fuqinë e Boshtit”., tha Keupp.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -