fbpx
0.3 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

“Do djegim vendin”, karteli i Sinaloas del me ultimatum: Keni 72 orë kohë, lironi shefin

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Anëtarët e klanit të drogës Sinaloa në Meksikë duket se nuk kanë hequr dorë nga tentativat për lirimin e liderit të tyre Ovidio Guzmán-López, i arrestuar pak ditë më parë në Culiacán.

Ata i kanë lënë 72 orë kohë presidentit të vendit Andrés López Obrador që të lirojë djalin e “El Chapo”, në të kundërt do të fillojnë një valë dhune që do të nisë me ndërtesat federale dhe pikat e karburantit.

“Presidenti Andrés López Obrador ka 72 orë për ta liruar Ovidion- ose përndryshe do të fillojmë të djegim ndërtesa federale dhe pika karburanti. Ne po e dërgojmë vendin në luftë. E mban dot Biden, Meksikën e sigurtë? Ata nuk mund të kontrollojnë as burgjet e tyre”, thuhet në mesazhin e bandës.

- Advertisement -

Një përleshje e madhe mes policisë dhe anëtarëve të klanit Sinaloa nisi të enjte pas arrestimit të 32 vjeçarit Ovidio Guzmán-López. Të paktën 29 persona u vranë nga shkëmbimi i zjarrit, 10 prej të cilëve efektivë policie.

Narkotrafikantët bllokuan qytetin me makina dhe detyruan dhe mbylljen e 3 aeroporteve, pas sulmeve me armë ndaj 3 avionëve.

Djali i “El Chapo” kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për trafik droge dhe pastrim parash, të cilat kanë vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e tij.

Aktualisht, gjykata federale në Meksikë aktualisht ka pezulluar ekstradimin e tij dhe ai po mbahet nën masa të forta sigurie në të njëjtin burg, ku babai i tij u arratis disa vite më parë. Ai u arrestua dy vite më parë, por u lirua me urdhër të presidentit.

- Advertisement -

Për shkak të dhunës në Culiacán janë dislokuar mbi 1000 ushtarë për kthimin e qetësisë, por pas këtij kërcënimi situata pritet të marrë përmasa të rënda.

- Advertisement -

Të fundit

Nacionale: Vlera e koeficientit publikohet nesër, kaq pritet të jetë

Zyrtarët publikë pritet shumë shpejt që të mësojnë se sa do të paguhen në fund të vitit, pas një...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -