2.6C
Pristina
3 Mars, 2021 - 00:31

DnV: Deri në orën 16:00 dalja e qytetarëve në votim është 37,03%

Procesi i votimit në të gjithë vendin është duke vazhduar edhe në këto orët e fundit që kanë mbetur.

I tërë ky proces është duke u vëzhguar nga Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”.

Sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 16:00, kanë votuar 37,3% e qytetarëve, krahasuar në të njëjtën periudhë kohore më vitin 2019 është më e lartë.

Prishtina dhe Ferizaj kanë daljen më të madhe të votueseve mbi 40%, ndërsa në komunat me shumicë serbe dalja vazhdon të mbetet më e lartë me mbi 50%.

Rajoni i Prizrenit sipas DnV-së vazhdon të mbetet me daljen më të ulët.

Respektimi i masave kundër COVID-19 gjatë votimit

Deri në ora 16:00, në 70% të vendvotimeve, është raportuar për zbatim të pjesërishëm të masave për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19 gjatë votimit, ndërsa në 1% të vendvotimeve këto masa nuk po respektohen fare.

Në 41% të vendvotimeve, kërkesa për të hequr maskën për nevoja identifikimi është bërë vetëm pjesërisht, ndërsa në 26% të vendvotimeve votuesve nuk u është kërkuar fare heqja e maskës.

Parregullësitë më të shprehura

Votimi me dokumente jovalide. Sa i përket identifikimit të votuesve me dokumente valide, DnV vlerëson që vendimi i KQZ-së për lejimin e votimit me dokumente me afat të skaduar është i pazakontë, ad-hoc dhe i bazuar në një interpretim shumë të gjerë të ligjit. Ky vendim ka ndikuar në rritjen e konfuzionit tek qytetarët dhe komisionerët dhe në esencë ka diskrimuar qytetarët të cilët para orës 15:00 nuk janë lejuar të votojnë me po këto dokumente. Kjo ka ndikuar që kjo dukuri të shënohet në 22% të vendvotimeve në nivel vendi në raste të izoluara deri në 10 raste.

Megjithatë, deri në orën 16:00, në 77% të vendvotimeve nuk ka pasur asnjë rast të votimit me dokumente jo valide.

Vështirësitë e votuesve në gjetjen e vendvotimit

Deri në orën 16:00, në 35% të vendvotimeve nuk është raportuar për vështirësi në gjetjen e emrit në Listën e Votuesve. Sidoqoftë në 49% të vendvotimeve këto vështirësi kanë qenë evidente deri në 10 raste.

Të fundit

Të tjera nga rubrika