5.8 C
Pristina
26 Tetor, 2020 - 07:43

Dje lojtare e shkëlqyer në Kosovë dhe rajon, sot pastruese!

Ish-futbollistja e shkëlqyer dhe ish-kapitenia e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për femra, Shyret Brahimi nga Çairi i Shkupit, anëtare e dikurshme e KFF Shqiponjat nga Hasanbaegu, e cila nga viti 2002-2008 me klubin e famshëm të femrave gjashtë herë luajti në Ligën e kampionëve europian, pastaj në klubin “Dita” nga Gjilani dhe fitoi mbi 10 kupa me ekipet që ka luajtur, në një intervistë për News-tv ka rrëfyer për ditët e vështira që po i kalon sot.

“Po kaloj një jetë të vështirë që se kam besuar as vet. Jetoj e vetme në shtëpi, pa prindër. Vëllezërit dhe motrat kanë familjet e tyre. Kam ardhur në situatë që të punoj si pastruese nëpër shtëpi të huaja.

Shumë njerëz më kanë parë duke pastruar. Më pyesin a jam Shyretja, a jo? Përveç pastrimit, njerëzit më thërrasin edhe në përkujdesje të fëmijëve të tyre, kur ata kanë nevojë! Besomni se njerëzit habiten kur më shohin në këtë gjendje, thonë si është e mundur që një futbolliste me emër po pastron dhe përkujdeset për fëmijë”, thotë ajo.

Shyretja ka vetëm një dëshirë.

“Dëshira ime është që të kem një punë të rregullt dhe një rrogë. Unë jam si ndihmëstrajnere në U15 të Maqedonisë për femra, por kemi grumbullime një herë në tre muaj, dhe na pagujnë nga 50 euro. Çka të bëj me ato para? Ju kam thënë disa personave që të më sigurojnë një vend pune, sepse e meritoj, pasi kam dhënë shumë djersë për futbollin.

Po më thonë të pajisem me licencë, por sështë problem licenca. Unë do të pajisem, por ajo s’më jep ushqim. Unë kam nevojë urgjente për një vend pune në Federatë”, e përfundon rrëfimin e saj të dhimbshëm për News-Tv ish-futbollistja më e mirë e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për femra në vitet 2002-2008.

Shyretja deri në vitin 2015 ka qenë aktive, por më pas në mungesë të kushteve financiare është tërhequr nga futbolli aktiv.

Të fundit

Çfarë e pret Serbinë nëse Biden fiton, një kapitull i ri apo një kthim në shekullin e kaluar? – Flasin analistët serbë

Një pjesë e madhe e serbëve më së shumti e kujton kandidatin demokrat për president Joe Biden për retorikën e tij, e cila, siç...

Televizioni zviceran me një kronikë për Abazoviçin: I gjithë Ballkani me sytë nga ky “idealist”

Televizoni publik i Zvicrës i ka kushtuar një kronikë të vecantë politikanit shqiptar nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq.Pas zgjedhjeve parlamentare në Mal të...

Grenell takon serbët e Wisconsinit: Bëni diçka për presidentin Trump, ai ka punuar për ju

I dërguari i posaçëm i Administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një takim me komunitetin serb në Wisconsin në kuadër të...

Shqiptarët e fshatit Çabër në hall nga policët serb

Banorët e fshatit Çabër të Zubin Potokut thonë se sa herë dalin për qarkullim me veturat e tyre mund të dënohen nga policët e...

Të tjera nga rubrika