1.6C
Pristina
7 Mars, 2021 - 22:35

Dje e suImuan në Skenderaj, sot Albin Kurti e merr në Vetëvendosje zyrtarin e PDK-së

Albin Kurti ka prezentuar sot si anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Vishin, asambleist i PDK-së në Kaçanik.

Kurti e priti Vishin në zyre bashkë me anëtarin e kryesisë, Liburn Aliu.

I pari i VV-së gjithashtu ka treguar profilin e Besim Vishit.

Kujtojmë se dje në Skenderaj, Kurti u suImua nga militantë të PDK-së.

Postimi i plotë:

Besim Vishi, asambleisti i PDK-së në Kaccanik, nga sot është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Besimi është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, në drejtimin e sistemeve elektroenergjetike.

Në të kaluarën ka punuar në KEK/KEDS si koordinator i nëndistriktit për rrjeta elektrike për Kaccanik e Han të Elezit, pastaj shef i njësisë për këto zona në Doganë, si oficer i lartë i ekzaminimit, si dhe në shkollën e mesme “Dardania” në Han të Elezit si profesor i lëndëve të elektroteknikës.

Atë e mirëprita në zyren time bashkë me anëtarin e kryesisë dhe kandidatin tonë për deputet, Liburn Aliu.

Besimi do të punojë me ne dhe krejt bashkë ecim drejt të ardhmes së ndritur.

Të fundit

Të tjera nga rubrika