-5.8 C
Pristina
17 Janar, 2021 - 12:34

Djali i Cecës shpërthen në sharje ndaj kreut të Akademisë serbe që tha se “Kosova s’është e jona”

Velljko Raznatoviq, djali i këngëtares së famshme serbe, Svetlana Raznatovic, e njohur në masë si “Ceca”, ka përdorur sharje dhe ofendime të rënda ndaj Vladimir Kostiqit, kryetar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, pasi ky i fundit tha Kosova nuk i përket Serbisë.

- Advertisement -

“Kosova nuk është e jona dhe sa më shpejt që dikush ta thotë këtë, aq më mirë do të jemi”, tha dikur Kostiq, dhe së fundmi në një emision konfirmoi dhe argumentoi pozicionin e tij.

Kjo ishte arsyeja pse Veljko Raznatoviq i dha vetes të drejtën të drejtonte fyerje nga më të egrat në kurriz të akademikut.

“P** i verbër… Vladimir, me respektin e duhur, thith k**, p****** i qelbur”, shkruajti Raznatoviq në një ‘story’ të tij në Instagram me një foto të Vladimir Kostiqit nga intervista ku ai dha deklaratën e fortë.

Kostiq reagoi ndaj deklaratës së peshkopit Grigorije, një ditë më parë, për Newsmax Adria, i cili tha se “Kosova është e jona”. Ai tha se “Kosova s’është e jona”, dhe sipas tij, sa më shpejt që thuhet hapur kjo nga ana e Serbisë, aq më mirë do të jetë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika