3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

DjaIi i heroit Adem Jashari shkakton “tërmet” në Shkup, takon kundërshtarët e Artan Grubit

- Advertisement -

I biri i heroit kombëtar Adem Jashari, Lulzim Jashari duket se ka “lëkundur” Shkupin me fotografitë e publikuara gjatë orëve të mbrëmjes.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për një takim të Jasharit me deputetin dhe nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexhiti në njërin nga lokalet e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

Dyshja shihen mjaft të lumtur nga ky takim, por, kaq i lumtur ndoshta nuk ka qenë zëvendëskryeministri i parë i shtetit fqinj, Artan Grubi kur i ka parë këto fotografi.

Kjo pasi që Mexhiti dhe Grubi nuk kanë raporte aspak të mira. Përçarjet brenda BDI’së kanë filluar tash e një kohë mes bashkëpartiakëve.

- Advertisement -

Të pakënaqurit e BDI-së në opinionin publik njihen si “Grupi i Zjarrit”. Izet Mexhiti që kryeson këtë grup kishte kërkuar disa herë nga kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti që të shkarkojë Artan Grumbin nga pozita në Qeveri dhe në parti.

Përveç kësaj, Mexhiti që nuk ka përjashtuar mundësinë e formimit të një partie të re nëse BDI-ja nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.

Lulzim Jashari takoi edhe kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -