13.6 C
Pristina
E premte, 9 Qershor, 2023

“Diskutohet mbi draft-statutin e parë të Asociacionit”, Stano jep detaje për takimin Kurti-Vuçiq

- Advertisement -

Të rekomanduara

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se në takimin e 2 majit, në rend dite do të jetë miratimi i deklaratës për të pagjeturit dhe prezantimi i draftit të parë të statutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Ai ka folur disa ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen në Bruksel.

Stano nuk ka komentuar kritikat që liderët serb i kanë bërë për zgjedhjet lokale të mbajtura në veriun e Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka thënë se më 2 maj, palët do të mbajnë takim të nivelit të lartë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell si dhe atij special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

“Ky takim do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe pritet që palët të miratojnë deklaratën për personat e pagjetur si pikë të parë të rendit të ditës, dhe kjo do të pasohet nga prezantimi i draft-statutit të parë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe diskutimi rreth kësaj”, ka thënë Stano.

Takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të mbahet më 2 maj në kryeqendrën evropiane.

Kjo vjen pasi një muaj më parë palët janë takuar në Ohër ku janë dakorduar për aneksin e marrëveshjes së arritur në Bruksel. /KP

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Kosova, “viktimë” e Perëndimit për ta shkëputur Serbinë nga Rusia e Kina

Hezitimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për ta goditur Serbinë pas tensioneve të fundit në...

Më shumë