17.9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Disa policë të Kosovës i gjejnë qindra euro, ia kthejnë qytetarit serb në kufirin në Bërnjak

- Advertisement -

Disa policë të Kosovës e kanë bërë një gjest human.

- Advertisement -

Ata gjetën qindra euro që i kishin rënë një qytetari serb.

“Pas veprimeve të ndërmarra është identifikuar personi mashkull/serb ku në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është intervistuar dhe pas kryerjes së procedurave të parapara i janë kthyer paratë e humbura në vlerë prej 200 (dyqind) euro dhe 1510 (njëmijë e pesëqind e dhjetë) dinarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

‘Zyrtarët policorë i’a kthejnë qytetarit paratë e humbura

Prishtinë 20 shkurt 2024

- Advertisement -

Me datë 20.02.2024 nga ana e zyrtarëve policor të policisë kufitare janë ndërmarrë veprime përmes rrugëve operative për identifikim të një personi të cilit i kishte rënë një shumë parashë në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të Republikës së Kosovës. Pas veprimeve të ndërmarra është identifikuar personi mashkull/serb ku në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është intervistuar dhe pas kryerjes së procedurave të parapara i janë kthyer paratë e humbura në vlerë prej 200 (dyqind) euro dhe 1510 (njëmijë e pesëqind e dhjetë) dinarë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të kryej detyrat e saj në nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe përgjegjësisë për të gjithë qytetarët pa dallim’, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -