17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Disa kosovarë s’e ndërrojnë Shqipërinë për pushime, zgjedhin të shkojnë në shtator kur të bien çmimet

Ndonëse çmimet në bregdetin shqiptar kanë shënuar rritje enorme këtë vit, disa qytetarë kanë të vendosur që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri.

Disa prej tyre të papunë e disa në pension, thonë për EkonomiaOnline se ngritja e çmimeve është globale, por që i sugjerojnë Qeverisë të ndërmarra hapa në këtë drejtim.

Nazmi Telaku, me profesion arsimtar, thotë se pushimet i ka planifikuar t’i kalojë në shtator. Thotë se arsye për këtë është çmimi më i lirë dhe më qetë.

“Vërtetë çmimet janë shumë të larta për një familje por megjithatë varët kush sa i ka të ardhurat personale. Unë përveti planifikoj të shkoj në shtator se është më lirë por edhe qetë. Çmimet janë të përballueshme për disa, për disa jo por tash duhet që shteti jonë të ka një mbikëqyrje dhe t’i përcjellë gjërat e jo me dhënë lëmoshë por një ngritje në kuadër të mundësive. Se ne kuptohet e kemi një buxhet të vogël”, tha ai.

E Hajrush Redenica, thotë se që nga viti 2005 është i papunë, që nga koha kur fabrika “Agro Invest” u privatizua. Meqenëse është i papunë, pushimet do t’i kalojë edhe këtë vit.

“Jam i papunë edhe nuk e di a duhet të jetoj unë apo jo, shteti ma shiti fabrikën, më la rrugëve po rri tashmë në shtëpi. Kamë punuar në “Agro Invest”, është fabrika e parë që është shitur në vitin 2005, dhe që nga ai vit jam i papunë por duhet me ia dalë disi por me një vullnet dhe një përkushtim të madh do t’ia dalim. Edhe kështu e dua këtë shtet”, tha ai.

“Shpresoj që po se edhe këtu punojmë nga pak se edhe këtu ka punë nëse dëshiron me punu ka punë edhe këtu. Por kjo është një rritje globale nuk është veç tek ne por edhe ekonomia është ndërlidhur edhe me shtetet tjera se ekonomia nuk njeh kufi por në pyetje është përkushtimi se me një përkushtim më të madh mund t’ia dalësh”, tha tutje ai.

Të fundit
Lajme të lidhura