24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

Diplomacia amerikane: Kosova dorëzoi raport 48 faqesh për Banjskën, Serbia s’po i mban përgjegjës autorët

- Advertisement -

Misioni i SHBA-së në OSBE ka dalë me një deklaratë për të treguar se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuar për paqe në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është thelbësor për këtë synim.

- Advertisement -

Në këtë deklaratë po ashtu është përmendur sulmi terrorist në Banjskë, që akoma nuk është ndëshkuar nga Serbia.

Në mes tjerash, SHBA thotë se Kosova i dorëzoi BE-së një raport prej 48 faqesh më 26 janar, duke paraqitur gjetjet e saj për sulmin në Banjskë.

- Advertisement -

Ndërsa është potencuar edhe dështimi i Serbisë për të mbajtur përgjegjës autorët e sulmit terrorist në Banjskë.

“Dështimi i Serbisë për të kërkuar përgjegjësi nga autorët e sulmeve të 24 shtatorit pranë Manastirit të Banjskës në Kosovë është i pandërgjegjshëm dhe dëmton thellësisht besimin e nevojshëm për normalizim. Menjëherë pas atyre sulmeve, ne i bëmë thirrje Serbisë që të mbajë përgjegjësi të gjithë përgjegjës. Fatkeqësisht, ne duhet ta bëjmë këtë përsëri sot”, ka thënë misioni i SHBA-së.

“Ish-drejtuesi i Listës Srpska, i sanksionuar nga SHBA dhe BE, Milan Radoiçiq ka pranuar publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin në Banjska. Megjithatë, Radoiçiq dhe të tjerët që janë përgjegjës për veprimet e tmerrshme nuk janë mbajtur përgjegjës”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -