11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Dimal Basha shahet nga një mërgimtar, thotë se do të ankohet edhe në Gjermani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se është sharë nga një person.

- Advertisement -

Ai ka bërë të ditur se personi në fjalë që ka sharë atë dhe fëmijë e tij jeton jashtë vendit.

Prandaj ai u shpreh se në lidhje me këtë rast duhet të informohen institucionet e vendit, por edhe ato të Gjermanisë.

“Po thotë “fmin ti q*.Po e baj publike këtë SHATIN sepse po tingëllon si PEDOFIL, edhe pse po doket që vet ka fëmijë. Për ditë shajnë e kërcënojnë, dhe rrallë herë i marr serioz, mirëpo në këtë rast duhet me ditë edhe familja vet, po edhe krejt ata që e rrethojnë me nejt larg ni njeri që lyp me q* fëmijë.Gjithashtu do t’i informoj institucionet tona, e qe besa edhe te ato në Gjermani ku po duket që jeton, që le ta thirrin këtë pedofil”, ka shkruar Basha.

- Advertisement -

Tutje, ai u bëri thirrje qytetarëve që të përmbahen me ofendime e kërcënimë në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“Kurse anash kësaj, rrallë herë raportoj ofendime e kërcënime, sepse shumica janë hajgarexhi, por sa herë e kam ba, si ti thirrin policia palohen meniherë. Për gjynah t’vje qysh çojnë njerëz e kallzojnë që kanë gabu e lypin me i fal. Kështu që përmbahuni kapak kur kërcënoni se Facebook-u nuk është arenë me kallzu trimni”, ka shkruar tutje ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -