11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Dimal Basha nuk pajtohej me vlerësimin e arsimtarit, kjo është historia e 1shit të tij

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka një histori jo të këndshme me 1shin, notën e dobët. Ai nuk pajtohej me vlerësimin e arsimtarit, dhe iu desh të hynte në riprovim për ta bërë notën e dobët (1), në kaluese (2).

Deputeti Basha, sa ishte nxënës i Gjimnazit në Ferizaj nuk i kishte punët mirë me mësime. Një gjë të tillë e tregon dëftesa e shkollës së mesme, e publikuar nga Gazeta Nacionale.

- Advertisement -

Historia me notën e dobët 1sh në lënden e Bilogjisë

Bashës, nota e dobët i ishte vendosur në lënden e Biologjisë, ku edhe kishte mbetur në provim klasor. Derisa, ky i fundit nuk u pajtua me vlerësimin e arsimtarit, dhe tek pas riprovimit këtë notë e kishte bërë dysh (2).

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, diçka më mirë i kishte notat në matematikë, fizike, e e Gjuhë Frenge, ku arrinte ta merrte një kaluese pa hyrë në provim e riprovim.

Derisa, në lëndët si Gjuhë Shqipe, Gjeografi, Logjikë dhe Kimi, Basha ishte vlerësuar me notën tresh (3).

Dimal Basha që e kishte 3’sh në Logjikë pretendonte se “kërkesa e Jasharajt vinte direkt nga zyret e PDK-së”

- Advertisement -

Kurse, me notën katër (4), Basha ishte vlerësuar vetëm në lëndën e Historisë. Me notën maksimale, pesë (5), ai ishte vlerësuar në lëndët Edukatë Fizike, Gjuhë Angleze dhe Mbrojtje.

Duke u bazuar në këto nota, rezultati përfundimtar ishte “mirë” (3).

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -