9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Dimal Basha e quan “matrapaz” deputetin Hisen Berisha

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka komentuar kritikën e deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, në seancën e së enjtes në Kuvend, i cili tha se partia në pushtet qëllimshëm nuk po e zbardh rastin e vdekjes së ish-aktivistit, Astrit Dehari.

Madje, Basha e quajti Berishën matrapaz.

- Advertisement -

“S’po di fjalën më të butë me përdor për deputetin që del edhe i thotë ato fjalë të rënda. Pa desht me hy, se edhe vetë i ati i të ndjerit është deputet, jemi kolegë aty, dhe u çua e iku prej aty. Tash unë çka me komentu kur vetë babai i Astrit Deharit del prej seancës, e lëshon seancën se s’mund e duron një matrapaz si ai që del fol në emër të Astritit ashtu edhe me ato akuza të rënda”, deklaroi Basha.

Në seancën e së enjtes, deputeti Berisha tha se rastet e tilla janë përdor nga LVV-ja për përfitime politike derisa shtoi se është interes i tyre që këto raste të mos zbardhen.

- Advertisement -

Pak kohë pas fjalimit të Berishës, deputeti i LVV-së, njëherit babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, doli nga salla. I pyetur për deklaratat e Berishës, Dehari ka bërë të ditur se rasti i vdekjes së të birit të tij po shfrytëzohet, teksa shtoi se “korbat në stërvinë” askush nuk mund t’i ndalë.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -