17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Dikush ia kërkon hallallin Gëzim Kelmendit: Ta merrsha inat për Kurtin, kishe pas të drejtë

Kreu i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka publikuar një mesazh, ku dikush i shkruan për t’ia kërkuar “hallallekun”, meqë ia kishte marrë inati për qëndrimet e vazhdueshme kundër Albin Kurtit.

“Një nga disa mesazhet që po marr ditëve të fundit”, ka shkruar Kelmendi duke e bashkangjitur fotografinë e bisedës.

Nga biseda që Kelmendi ka publikuar, shihet se personi që i shkruan i thotë Kelmendit që kur kishte folur keq për kryeministrin Kurti ia kishte marrë inati, por që tashmë po e konstaton se Kelmendi kishte pasur të drejtë.

“Shumë ta merrsha inati kur e kritikojshe Albinin, ama e kishe pas me të drejt, e bama hallall”, i shkruan ky person Kelmendit.

Screenshot nga profili i Gezim Kelmendit
Të fundit
Lajme të lidhura