7.5C
Pristina
6 Mars, 2021 - 01:54

Dikur i dërgonte ushqim UÇK-së, sot asamblist i partisë së kancelarit Kurz

Përveç rasteve të suksesit në profesione, si mjekë, mësues apo pedagogë, kohët e fundit është parë dhe një rritje e numrit të shqiptarëve që na përfaqësojnë në politikën austriake. E kam fjalën për Nisret Bujarin, i cili në janar të vitit 2020 u zgjodh këshilltar në Bashkinë e Badenit, aty ku jeton e punon prej shumë vjetësh. Zhvilluam një bisedë online dhe me telefon së bashku, pasi për shkak të virusit nuk mund të takoheshim nga afër. Megjithatë, jemi përshëndetur në disa aktivitete të përbashkëta ku ka shqiptarë e njiheshim më parë.

Rrëfimi i Nisretit nis me periudhën më të vështirë të jetës së tij, që lidhet me përjetimet e luftës në Kosovë.

“Në vitin 1998, kur baza e UÇK-së nuk ishte më shumë se një kilometër nga shtëpia ime, unë vija nga Bllaca, ushqeja bagëtinë, kujdesesha për prodhimet bujqësore dhe shkoja në Bellanicë. Isha vetëm 16 vjeç.

Më kujtohet se mbushja dy trasta me perime të freskëta nga kopshti ynë dhe ua çoja luftëtarëve të lirisë në mal. Bashkë me familjen shkonim dhe ktheheshim nga fshati ynë. Ca kohë qëndruam në Bellanicë. Kur u kthyem në Duhël, shtëpinë na e kishin djegur”, rrëfen ai.

Të fundit

Të tjera nga rubrika