18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

Digjet një veturë me targa serbe në veri

- Advertisement -

Sot pas orës 02:30 të mëngjesit në Lagjen e Boshnjakëve është djegur një veturë në veri të Mitrovicës.

- Advertisement -

Vetura që është djegur ka qenë me targa të Beogradit (BG).

Lajmin e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

- Advertisement -

“Përveç veturës e cila është djegur, nga zjarri është dëmtuar edhe një pjesë e një shtëpie”, tha Elshani.

Ai tha se ende nuk dihen motivet dhe se nuk ka persona të arrestuar deri më tani.

Hetimet po vazhdojnë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -