2.3C
Pristina
2 Mars, 2021 - 00:12

Diaspora nuk ndalet, solli gati 1 miliard euro në Kosovë

Mërgata e Kosovës pavarësisht pandemisë COVID-19, ka vazhduar të dërgoj para në drejtim të vendit tonë.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë tregojnë se gjatë 2020-së, diaspora ka dërguar 125.8 milionë euro më shumë sesa viti 2019.
Për vitin 2020, në vendin tonë u sollën 977.3 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 851.5 milionë euro.

Duke krahasuar këtë vit aktual me atë të 2019-së, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar 125.8 milionë euro më shumë.

Vlera më e lartë brenda vitit 2020 e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit maj me 104 milionë euro, ndërsa më pak u dërguan në muajin prill, 60.3 milionë euro.

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Të fundit

Të tjera nga rubrika