2.6C
Pristina
2 Mars, 2021 - 23:26

Dialogu me Serbinë dhe rimëkëmbja ekonomike sfidat kryesore për Qeverinë e re

Dialogu me Serbinë, por edhe rimëkëmbja ekonomike si pasojë e Covid-19 do të jenë sfidat që do ta përcjellin Qeverinë e re të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Albert Krasniqi, nga Demokraci Plus ka thënë se sfida kryesore e Qeverisë në ardhje do të jetë dialogu me Serbinë.

Jemi të vetëdijshëm që dialogu me Serbinë është një prej temave e cila ka rrezikuar tri qeveritë e fundit dhe ne duhet ta kemi një vizion të qartë se çfarë do të bëjë Qeveria e ardhshme në raport me këtë temë.

Kjo është edhe një presion ndërkombëtar që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje në raport ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo do të jetë një prej sfidave kryesore në rrafshin e politikës së jashtme që do ta pret qeverinë e ardhshme”.

Krasniqi poashtu ka thënë se rimëkëmbja ekonomike është një nga sfidat tjera me të cilën do të përballet Qeveria e re.

Natyrisht përballë me pandeminë, sigurimi i vaksinave dhe vaksinimi i qytetarëve dhe po ashtu sigurimi i resurseve shëndetësore për t’u përballur me pandeminë. Rimëkëmbja ekonomike nga pasojat të cilat i ka lënë pandemia, mbulimi i deficiteve të cilat po shkaktohen në buxhetin e Kosovës.

Këto do të jenë ato çështjet kryesore me të cilat do të përballet Qeveria e ardhshme pa shkuar në problemet tjera të cilat janë kronike, si luftimi i korrupsionit sundimi i ligjit e probleme tjera me të cilat shoqëria jonë është duke u përballur për vite të tëra”.

Sipas Krasniqit partitë politike kanë degraduar sepse në programet e tyre qeverisëse nuk po diskutohet se si do të zgjidhen problemet me të cilat po ballafaqohet vendi.

Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore po shohim fare pak diskutime rreth përmbajtjes së programeve të partive politike dhe asaj si do t’i qasen zgjidhjes së problemeve kryesore me të cilat po përballet shteti dhe qytetarët por kryesisht e kemi të orientuar rreth asaj se kush do të jetë fitues, cilat pozita do t’i marrin dhe sa do të jetë përqindja.

Pra është një degradim të cilin se kemi parë në këto përmasa çfarë është aktualisht dhe këto do të jenë krruciale edhe për vazhdimin e qeverisë së ardhshme”.

Se dialogu është sfida kryesore e Qeverisë që po vjen e thotë edhe, Arton Demhasaj, nga organizata Çohu.

Mendoj që çështja kryesore që Qeveria e Kosovës ka për t’u ballafaquar sa po të krijohet ka për të qenë çështja e dialogut me Serbinë dhe përfundimi i këtij dialogu me arritjen e një marrëveshje përfundimtare”.

Kurse Demhasaj i sheh si sfiduese edhe çështjet e fushave si arsimi e shëndetësia.

Qeveria e re përpos sfidave tjera që lidhen me çështje të brendshme si ajo e Covidit dhe e rimëkëmbjes ekonomike nga pasojat që kanë mbetur nga Covid-19, zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, sundimi i ligjit, shëndetësia e arsimit dhe krejt këto që janë temë kryesore që i preokupojnë qytetarët e Kosovës”.

Ndërsa profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu ka thënë për Ekonomia Online se Qeveri e re duhet të angazhojë persona kompetent në poste të caktuara, sidomos në ato ministrore.

Posaçërisht uroj që pas këtyre zgjedhjeve në postet kryesore, si në postet e ministrive si ajo e drejtësisë, arsimit dhe ekonomisë së pari të emërohen njerëz profesionist njerëz që dinë t’i kryejnë ato punë dhe me integritet.

Mos të ndodhë që ministër i arsimit të emërohet dikush që nuk ka punuar kurrë në arsim, ose ministri i drejtësisë të emërohet kimisti.

Si postulat e komponentë kryesore janë dy, së pari profesionist dhe së dyti të ketë integritet e autoritet që atë punë ta kryej me përkushtim” është shprehur ai.

Salihu gjithashtu uron që Qeveria e re të formohet e atillë që të jetë në gjendje ta kryej mandatin deri në fund, pasi që ndërrimi i qeverive po reflekton me çrregullime në jetën e qytetarëve.

Shpresoj se do të krijohet një shumicë, mazhorancë e cila do të themelojë një Qeveri me numër të mjaftueshëm të deputetëve.

Një Qeveri që do të jetë stabil.

nQë për herë të parë provon që ta kryej mandatin katër vjeçar, për shkak se zgjedhjet e shpeshta, në gjysmën apo 1/3 e mandatit po shkaktohet pastaj çrregullime dhe po reflektohen në jetën e përditshme të qytetarëve, për shkak se nuk ka një zhvillim të mirëfilltë ekonomik e social”, ka përfunduar ai.

Të fundit

Të tjera nga rubrika