12.3 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

“Dhënia e besës dhe hakmarrja” – Imami i Podujevës dhe axha i Lulzim Fejzullahut intervistohen nga Policia

- Advertisement -

Axha i Lulzim Fejzullahut është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës për shkak të deklarave që ka bërë për hakmarrje dhe “dhënie të besës” për njërën nga familjet e të miturve që dyshohet se kanë vrarë 18 vjecarin nga Podujeva.

- Advertisement -

Bashkë me të është intevistuar edhe kryeimami i Podujevës, Bekim Jashar. Ai bëri të ditur për Insajderin se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

” Jam intervistuar si dëshmitar. Kështu me ka ftuar policia me autorizim të Prokurorisë. Interesimi i tyre ka qenë se në takim me axhën të ndjerit a është përmendur hakmarrja. Unë ua kam sqaruar se në atë takim kemi folur vetëm për mirëbesim pasi që pjesa tjetër i takon Gjykatës dhe ne nuk kemi pasur as tendencë e as qëllim që të përzihemi në punët e drejtësisë. Unë në atë takim jam ftuar nga familja dhe këtë e kam treguar edhe në Polici”, ka thënë për Insajderij, Bekim Jashari, Kryeimam në Podujeve.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -