fbpx
0.7 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Dezertori rus i Wagner kërkon mbrojtje në Norvegji, i gatshëm të flasë për përfshirjen e tij në organizatë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Një rus, i cili thotë se është një ish-mercenar i grupit paramilitar Wagner, arriti të arratisej përtej kufirit ruso-norvegjez në Arktik dhe kërkon azil në Norvegji, tha sot avokati i tij.

Andrei Medvedev, 26 vjeç, u arrestua pasi kaloi kufirin ilegalisht të enjten në mbrëmje, tha për AFP avokati i tij norvegjez, Bryndjulf Risnes. “Ai është i gatshëm të flasë për përvojën e tij në organizatën Wagner dhe me njerëzit që hetojnë krimet e Iuftës,” tha ai

Në një intervistë të transmetuar nga OJQ-ja Gulagu, njeriu që pretendon se është dezertor shpjegon se kontrata i është zgjatur kundër dëshirës së tij, pas disa muajsh Iuftimesh në Ukrainë në shërbim të kësaj organizate ruse të drejtuar nga Yevgeny Prigozhin.

- Advertisement -

“Ish-punëdhënësit e mi u përpoqën të më gjenin mua, kompaninë Wagner, Prigozhin dhe anëtarët e tjerë, FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse), lëshuan (kundër meje) një njoftim në kërkim për një krim përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse”, pohoi 26-vjeçari.

“Ata kërcënuan se do të më rrëmbenin, do të më vrisnin, do të më qëllonin, ose më keq do të më ekzekutonin si Nuzin”, një ish i dënuar dhe dezertor nga Wagner, ekzekutimi brutal i të cilit u filmua dhe u publikua në media në nëntor.

Duke pretenduar se është udhëheqësi i një njësie prej dhjetë burrash, ai tregon se ka kaluar një lumë të ngrirë, Pasvik, që ndan Rusinë nga Norvegjia në veriun e largët, me një patrullë ruse në ndjekje. “Dëgjova lehjen e qenve, u ktheva, pashë njerëz me elektrik dore, rreth 150 metra larg, duke vrapuar në drejtimin tim”, tha ai.

“Dëgjova dy të shtëna, plumbat dëgjoheshin nga larg, vrapoja në akull, me dritat e shtëpive që më ndihmonin, për rreth dy kilometra”, vazhdoi ai. Sipas avokatit të tij, ai më pas shkoi te norvegjezët duke shpjeguar se kishte kaluar kufirin ilegalisht, përpara se të arrestohej nga policia pak kohë më vonë.

- Advertisement -

Sipas Bryndjulf Risnes, klienti i tij kishte vendosur të mos rinovonte kontratën me Wagnerin pasi kishte përjetuar “diçka krejtësisht ndryshe nga ajo që priste”. AFP nuk mund të konfirmonte nëse i riu rus Iuftoi për Wagner.

- Advertisement -

Të fundit

Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm

Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -